Mbështetësit e Izraelit dhe Palestinës u mblodhën në qytete në të gjithë SHBA-në pasi Izraeli i shpalli luftë Hamasit, pas një sulmi të befasishëm ndaj Izraelit nga grupi militant të shtunën herët në mëngjes.
Pasi grupe të mëdha mbështetësish palestinezë dhe izraelitë u mblodhën në Times Square, gjatë të cilit pati një përplasje verbale, shpërtheu një përplasje fizike mes protestuesve kundërshtarë pranë ndërtesës së Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.
Ndërkohë, palestinezët amerikanë protestuan para konsullatave izraelite në Atlanta dhe Çikago dhe në Kaliforni, ndërsa u mblodhën edhe mbështetësit e Izraelit.
Protesta të grupeve pro-palestineze dhe pro-izraelite u mbajtën edhe në Uashington, ku pati përplasje fizike mes dy grupeve të protestuesve.
E sulmi i Hamasit në territorin e Izraelit, ka alarmuar autoritetet e vendeve të ndryshme të botës, që rritën prezencën e policisë në objekte fetare të hebrenjve.