Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lifestyle

Keni kohë që dëshironi të dobësoheni? Uji i patëllxhanit do ua ‘sheshojë’ barkun si me magji

Nëse keni kohë që përpiqeni të humbisni peshë, por nuk po ja dilni dot, donim t’ju bënim një pyetje. Keni dëgjuar për ujin e patëllxhanit dhe vetitë e tij?

Nëse jo, atëherë fiksojeni se uji i patëllxhanit ju ndihmon të eliminoni yndyrën e barkut shumë shpejt, sepse përmban fibra, vitamina, antioksidantë, etj., dhe të jep ndjesinë e ngopjes.

Përbërësit: 1 Patëllxhan mesatar dhe 1 litër ujë

Përgatitja: Procesi është shumë i thjeshtë. Qëroni dhe lani një patëllxhan mesatar dhe e prisni në kubikë. Merrni një enë dhe mbusheni me gjysmë litër ujë. Më pas, shtoni kubikët e patëllxhanit dhe duhet ta lini të pushojë gjatë natës. Mund ta pini në mëngjes dhe mund ta shoqëroni sipas dëshirës me pak lëng limoni. Falë limonit, aroma do të jetë më e veçantë dhe do të rritet edhe sasia e antioksidantëve.

Mos harroni ta pini atë para çdo vakti, për një javë dhe këtë dietë mund ta bëni një herë në muaj.