Lidhja Demokratike e Kosovës po vazhdon me zgjedhjen e strukturave të brendshme të partisë.
Drejtori i Inspektoratit në Komunën e Prishtinës, Florjan Dushi ka marrë drejtimin e degës së dytë të kësaj partie në kryeqytet.
Ky është njoftimi i LDK-së:‘Me pjesëmarrjen e mbi 900 anëtarëve në gjithë procesin zgjedhor të degës së II-të në kryeqytet, u mbyll suksesshëm sonte dhe Kuvendi X Zgjedhor me zgjedhjen e strukturave të reja të kësaj dege. Delegatët e këtij kuvendi, të degës së II-të – Dega e ‘’Qytetit të Vjetër’’ me unanimitet zgjodhën për kryetar, z. Florian Dushi.Dega e II, njëjtë si shumica e degëve të tjera në këto zgjedhje të brendshme të LDK-së, ka formuar dhe 10 nëndegë të reja, nga 7 sa kishte në 17 sosh për tu afruar sa më shumë me anëtarë e qytetarë.Zgjedhjet brenda LDK-së janë afër përmbylljes; përderisa ditët për Konventën e madhe të LDK-së po afrohen.’