Të paktën 11 shtetas amerikanë janë konfirmuar se janë vrarë në Izrael.
Kështu bëri të ditur presidenti amerikan Joe Biden në një deklaratë, shkruan CNN.
Ai gjithashtu tha se ka “të ngjarë” që qytetarët amerikanë të jenë në mesin e atyre që mbahen peng nga Hamasi dhe se administrata e tij po punon me zyrtarët izraelitë.
Biden gjithashtu vë në dukje se ka qytetarë amerikanë, vendndodhja e të cilëve mbetet e pagjetur.