Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

SHBA-ja nuk ka plane të dërgojë trupa në Izrael

SHBA-ja nuk ka ndërmend të dërgojë trupa në Izrael, në mes të luftës më grupin palestinez Hamas.

“Nuk ka asnjë qëllim për të vendosur trupat amerikane në terren,” u tha gazetarëve zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby gjatë një konference virtuale, shkruan Anadoly Agency, transmeton teve1.info

Kirby tha se grupi i parë i ndihmës për sigurinë për Izraelin është “tashmë në rrugë”.

I pyetur për mundësinë e përfshirjes së Iranit në sulmet nga Hamasi, Kirby tha se ekziston një “shkallë bashkëpunimi” pasi Teherani e ka mbështetur grupin për shumë vite.

Ai shtoi megjithatë se SHBA nuk ka parë “prova të forta që Irani ishte i përfshirë drejtpërdrejt, duke marrë pjesë, duke planifikuar këto grupe sulmesh komplekse që Hamasi i kreu gjatë fundjavës”.