Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lifestyle

2 truke të thjeshta që heqin njollat e ndryshkut dhe i bëjnë rrobat të duken të bardha si bora

Është mëse e zakonshme që pas një farë periudhe të vini re njolla ndryshku në veshjet tuaja. Me siguri pyetja e parë që ju ka shkuar ndër mend ka qenë :‘’Si dreqin janë krijuar ?‘’. Në përgjithësi njollat e ndryshkut krijohen nëse pjesa e bendshme e kapëseve të rrobave është e oksiduar ose kur veshjet kanë qëndruar për shumë kohë në lagështi.

Edhe pse në pamje të parë duken të vështira për t’u hequr, truket e mëposhtme çdo gjë do të jetë më e lehtë:

Soda e bukës është produkti magjik që duhet të keni patjetër në shtëpinë tuaj. Ajo ka veti anti-bakeriale dhe gërryese që arrijnë të heqin njollat e ndryshkut nga veshjet dhe t’i kthejnë në gjendjen e mëparshme. Merrni disa 2-3 lugë gjelle sodë buke dhe tretini në një gjysmë gote me ujë. Pastën që krijohet vendoseni mbi njollat e ndryshkut dhe fërkojeni me furçë dhëmbësh. Më pas lani rrobën me ujë të ftohtë . Në vend të detergjentit përdorni sërish sodë buke . Rezultati është shumë i dukshëm.

Uthulla e mollës është po ashtu një tjetër produkt që arrin të heqë edhee njollat më të vështira të ndryskut. Aplikoni uthull molle mbi njollat e ndryshkut, më pas futeni veshjen tuaj në ngrirje për 4- 5 orë. Në fund lajeni si zakonsisht. Kjo procedurë duhet bërë dy herë derisa të shihni rezultatin që kërkoni./Living/