Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Hamasi: Nuk do të negociojmë për pengjet derisa të mbarojnë luftimet

Ismail Haniyeh, kreu i byrosë politike të Hamasit, thotë se nuk do të negociojë me Izraelin për pengjet që ka kapur derisa të mbarojnë luftimet.

“Ne kemi njoftuar të gjitha palët që na kanë kontaktuar për të burgosurit se kjo dosje nuk do të hapet para përfundimit të betejës. Dhe do të jetë vetëm me një çmim që rezistenca do ta pranojë”, ka thënë ai, shkruan BBC, transmeton teve1.info

Siç është raportuar më herët, Izraeli vlerëson se Hamasi po mban midis 100 dhe 150 njerëz që u rrëmbyen nga Izraeli jugor të shtunën.