Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Ra në pranga si i përfshirë në rrjetin e drogës, GJKKO lë në burg shefin e policisë së Laçit

Dritan Meta, shefi i policisë i arrestuar një ditë më parë u la nën arrest me burg nga GJKKO. Meta ra në pranga si pjesëtar i grupit të Gëzim Çelës.
Në seancën me dyer të mbyllura, Metaj ka deklaruar se ka njohje me Gëzim Çelën prej disa kohësh.
Ai ka pranuar takimet me Çelën dhe është shprehur se ka bërë gabim që është takuar, por nuk mund ta shmangte dot për shkak të njohjes së vjetër.

Shefi i komisariatit të Kurbinit, Dritan Metaj, u arrestua një ditë më parë me kërkesë të SPAK. Ai rezulton të ketë pasur rol të rëndësishëm në grupin kriminal të trafikut të drogës në Fushë Kuqe.
Burime konfirmojnë se Metaj kryente rolin e transportuesit të anëtarëve kriminal, mes tyre edhe baronin e drogës Gëzim Çelaj, duke shfrytëzuar postin e tij si komisar policie për t’i lëvizur pa i kontrolluar dhe dyshuar askush tek ata.

Veprimtaria kriminale është arritur të dokumentohet me prova të pakundërshtueshme nga SPAK, përmes një numri të lartë të celularëve të sekuestruar në operacionin “Flakë në Det” të organizuar në muajin gusht, mes të cilit janë gjetur biseda të shumta të Metajt me Gëzim Çelajn dhe 2 të tjerët të shpallur në kërkim.

Megjithatë, me urdhër të SPAK, janë kryer përgjime të tjera në javët e fundit, të cilat kanë dhënë prova mbështetëse për dokumentimin e veprimtarisë kriminale.