Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Krasniqi: 24 vjetori i PDK-së, s’mund të shënohet pa ata që vunë themelet e këtij projekti politik

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka thënë se 24 vjetori i PDK-së, s’mund të shënohet pa disa nga personalitetet e shquara që vunë themelet e këtij projekti politik. Ata të cilët u angazhuan në proceset më të rëndësishme shtetndërtuese dhe shtetformuese.

“Prandaj, sot, në selinë e PDK-së takova anëtarët e Këshillit Politik, që krahas përvjetorit të partisë të shënojmë edhe një vjetorin e themelimit të këtij Këshilli. U shpreha mirënjohjen dhe falënderimin tim dhe të PDK-së për kontributin e tyre të çmuar kombëtar, institucional e partiak”, ka thënë Krasniqi.

Bashkë me brezat e rinj, ai tha se do të vazhdojnë punën dhe angazhimin e tyre për një të ardhme më prosperuese për Kosovën! 24 vjet krenari!