Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Hoti: VV e Guxo po shpërfaqin hipokrizi, pse po e bojkotojnë Komisionin për aferën me rezerva shtetërore

 
   

Avdullah Hoti, ish-kryeministri i Kosovës dhe deputeti nga LDK-ja, ka reaguar lidhur me bojkotimin e Komisionit Hetimor Parlamentar për rezerva shtetërore, nga LVV-ja dhe Lista Guxo.

Ai përmes një postimi në facebook, ka thënë se e vërteta e rezervave shtetërore duhet të zbardhet si dhe pengimi i hetime vetëm sjell dyshime rreth rastit.

“Është në interes të publikut të zbardhet e vërteta sa më parë. Pengimi i këtij hetimi parlamentar ngre dyshime të shumta”, ka shkruar Hoti.

“Kjo sjellje shpërfaq hipokrizinë e koalicionit VV-Guxo; e votuan formimin e Komisionit në Kuvend, e tani po e pamundësojnë punën e tij”, ka shkruar tutje ai.