Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Ia shkaktoi mbi 20 plagë në trup, ngritet aktakuzë ndaj të riut të dyshuar për vrasjen makabre të nënës së tij

Prokuroria Themelore e Pejës ka ngritur aktakuzë ndaj Urim Hysenit, i dyshuar për vrasjen e nënës së tij, Hyrije Hyseni më 14 prill në Pejë.

Përmes një komunikate për media, Prokuroria njofton se ekziston dyshimi i bazuar mirë se ditën kritike në rrethana të përgjegjësisë se zvogëluar mendore në shkallë esenciale, Hyseni i ka shkaktuar viktimës mbi 20 plagë në pjesë të ndryshme të trupit, duke e privuar të ndjerën nga jeta.

“Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë, kundër të pandehurit me inicialet U.H, për veprën penale “Vrasje e rëndë” nga neni 173, paragrafi 1, nën-paragrafi 1.3 e 1.4, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas aktakuzës, i pandehuri U.H, me datë 14 prill të vitit 2023, në qytetin e Pejë, ka privuar nga jeta, nënën e tij, viktimën H.H., me dyshimin e bazuar mirë se ditën kritike në rrethana të përgjegjësisë se zvogëluar mendore në shkallë esenciale, viktimës i ka shkaktuar mbi 20 plagë në pjesë të ndryshme të trupit, duke e privuar të ndjerën nga jeta.

Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri ka përmbushur elementet e veprës penale të përshkruar si me lartë.
Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që të pandehurin ta shpallën fajtore dhe të dënohet sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë”
thuhet në njoftim të Prokurorisë.

Urim Hyseni dyshohet se e vrau nënën e tij në mënyrë mizore, duke ia prerë kokën me thikë. Në katin e parë të shtëpisë u gjet trupi, ndërsa koka e së ndjerës u gjet në një tavolinë në bodrum. Gjithçka dyshohet se ndodhi për një periudhë të shkurtër dhe i parapriu një situatë e tensionuar mes të ndjerës dhe djalit të saj.

Në ndjekje të raportimit, persona të afërt të familjes Hyseni, të cilët përveç që kanë shprehur dhimbjen e madhe, në kushte anonimiteti kanë treguar edhe detaje të rënda.

“Kjo ma shkatërroi jetën”- Kush e pa i pari tmerrin në familjen Hyseni në Pejë?

Kanë qenë anëtarët e familjes së gjerë ata që fillimisht kanë vërejtur se në shtëpinë e viktimës, po ndodh diçka e pazakontë. Sipas të afërmeve të tyre, ishte pikërisht kunata e së ndjerës ajo e cila u përballë me skenën e tmerrshme dhe tentoi që ta parandalojë Urimin.

Bazuar në rrëfimin e dëshmitares dhënë familjarëve, posa ka hyrë në shtëpi ka parë gjithë tmerrin që ka ndodhur dhe sipas saj, e ndjera ishte ende me shenja jete, ndonëse i dyshuari, Urimi, po mbante akoma thikën në fytin e saj.

Kunata e Hyrijes u ka komunikuar familjarëve se ka tentuar që ta parandalojë Urimin dhe i ka kërkuar që ta lëshojë thikën e të largohet që aty dhe më pas sipas saj, 31-vjeçari në praninë e saj ka pirë gjakun e nënës së tij i cili ishte bërë pellg në ambientet e brendshme të shtëpisë.

E thika, e cila fillimisht u largua nga dëshmitarja e rastit, ra sërish në dorën e të dyshuarit, i cili sipas kunatës së të ndjerës, prapë është nisur në drejtim të 58-vjeçares duke bërtitur.

Përveç britmave, fjalët që dyshohet se u dëgjuan në atë shtëpi ishin “kjo ma ka shkatërru jetën…”, akuza të Urimit drejtuar nënën së tij, të cilën e fajësonte për ndarjen e tij nga bashkëshortja.

Dëshmitarja e tmerruar ka dalë nga shtëpia dhe ka bërë thirrje për ndihmë dhe pas pak çastesh, jashtë shtëpisë ka dalë edhe i dyshuari.

“Vrajëm” – Policia e gjet të dyshuarit ‘të larë’ në gjak, kërkonte ta vrasin

Sipas burimeve, Policia me të arritur në vendin e ngjarjes ka hasur në babain e të dyshuarit dhe hallën e tij, të cilët po ashtu janë sulmuar me thikë nga 31-vjeçari. Babai i ka njoftuar Policinë se i dyshuari ndodhet te shtëpia dhe u ka kërkuar që të kenë kujdes nga ai pasi është me thikë në dorë.

Me të hyrë në oborrin e shtëpisë, Urim Hyseni është gjetur i larë në gjak nga krimi makabër që dyshohet të ketë kryer.Gazeta mëson se nga akti i kanibalizmit që kreu, njollat e gjakut i kishin mbetur edhe në gojë.

Në kallëzimin penal të cilin e ka parë Gazeta thuhet se i dyshuari më të parë Policinë dhe pas kërkesës për t’u dorëzuar, u është drejtuar atyre duke u thënë që ta vrasin.

Pas urdhrave të njësitit policor, i dyshuari është dorëzuar dhe më pas është shoqëruar në stacion policor, ku ka deklaruar shkurtimisht se ka qenë i shtyrë nga shumë faktorë që të kryejë veprën. Ai nuk ka pranuar që të deklarohet më shumë lidhur me rastin.

Sinjali mëson se në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale tri thika dhe një satër (mjet i mprehtë për copëtimin e mishit), të cilat dyshohet se u përdorën për t’i hequr kokën viktimës.

“Ndodhin këto raste, s’kemi çka të bëjmë tash”, psikiatri tregon çka tha i dyshuari për vrasjen e nënës së tij në Pejë

I dyshuari gjatë ditës së djeshme ka dalë para gjyqtarit të procedurës paraprake dhe ndaj tij është caktuar masa e paraburgimit.

Në aktvendimin e Gjykatës Themelore në Pejë, të cilin e ka siguruar Gazeta thuhet se i dyshuari është intervistuar nën prezencën e psikiatrit dhe për këtë është marr mendimi i tij për prezencën e të dyshuarit në seancën dëgjimore.

“Dr. Nysret Pepaj deklaroi se ka biseduar me të dyshuarin lidhur me të gjithë rastin dhe tani mund të jetë i shqetësuar, por i njëjti edhe në heshtje e kupton procedurën që zhvillohet ndaj tij, sepse te ne është deklaruar se ‘ndodhin këto raste, kanë ndodh edhe më përpara dhe nuk kemi çfarë të bëjmë tash’”.

“Sëmundja për të cilën po dyshon se mund të jetë i lartpërmenduri (çrregullim psikotik), nuk ka ndikim në zvogëlimin e inteligjencës së tij, me çka kur është jashtë efektit të sëmundjes i kupton të gjitha si dhe deklarohet normal. Kur është nën afektin e atij çrregullimi atëherë veprimet e tij janë të tjera me çka në këtë rast qetësia e tij na jep të kuptojmë se efekti i sëmundjes është zvogëluar përpos që është shqetësimi i tij përball tij dhe nga shqetësimi veprimet e tij si dhe përgjigjet e tij mund të jenë jovalide”, thuhet tutje në aktvendimin e gjykatës.