Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Historia prekëse nga Izraeli, çifti sakrifikon veten dhe lufton heroikisht për të shpëtuar binjakët

Sic mund ta keni dëgjuar dhe lexuar, Hamasi, organizata terroriste nga Palestina, sulmoi Izraelin më 7 tetor 2023 dhe që nga ajo kohë, nga të dyja palët, ka pasur me mijëra viktima dhe të plagosur, teksa ka edhe mjaft histori dramatike që kanë dalë në pa nga lufta. Një histori e tillë u zbulua nga ambasadori i Izraelit në Kolumbi, Gali Dragan, teksa zbuloi ngjarjen tragjike të një çifti 30-vjeçarësh izraelitë, të cilët arritën të fshehin foshnjat e tyre binjake 10 muajshe para se ata të vriteshin nga Hamasi.

Sipas diplomatit izraelit, Itai dhe Hadar Berdishevskyata ishin në shtëpi kur ndodhi sulmi i Hamasit dhe kishin disa sekonda për të marrë një vendim për fëmijët e tyre, të cilët përfundimisht i fshehën në një strehë të sigurt brenda banesës dhe më pas i “dolën përballë” terrositëve duke luftuar me guxim.

Megjithatë fatkeqësisht ata u vranë nga personat e armatosur, por bebet shpëtuan dhe arritën të qëndronin vetëm për 12 orë, derisa u gjetën nga gjyshërit dhe xhaxhi i tyre.

Po ashtu, në media thuhet se cifti kanë qenë me background ushtarak dhe kanë arritur të luftojnë, madje edhe të vrasin 7 pjestarë të grupit terrorist, megjithatë shifrat nuk janë të konfirmuara zyrtarisht.