Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka dalë me një mesazh me rastin e shënimit të Ditës Botërore të Shëndetit Mendor.
Ai në një postim n֝ë rrjetin social X (ish-Twitter) ka shkruar se në këtë Ditë Botërore të Shëndetit Mendor, dua t’u dërgoj një mesazh të përzemërt të gjithë atyre që mund të ndihen se vuajtja e tyre mbetet e fshehur nga këndvështrimi i botës.
“Dhimbja juaj nuk është vetëm valide, por pa dyshim edhe e vërtete. Ne të gjithë kemi për detyrë të kuptojmë më mirë shëndetin mendor dhe të mbështesim njëri-tjetrin”, ka shkruar Kurti.
Ndryshe, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka përcaktuar 10 tetorin e çdo viti si Ditën Botërore të Shëndetit Mendor, si një mundësi për të rritur ndërgjegjësimin për çështjet e shëndetit mendor dhe përpjekjet e mobilizuara në mbështetje të shëndetit mendor në mbarë botën.
Këtë vit, slogani i vendosur për Ditën Botërore të Shëndetit Mendor është “Ndihma e parë psikologjike”, duke vënë theksin te ndihma e parë psikologjike dhe mbështetja që njerëzit mund të japin për personat që kalojnë një periudhë të vështirë të shëndetit mendor.