Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Paralajmërimi i Kullës: Kam informacione se Banjska mund të përsëritet, mund të ndodh në jug apo në lindje

Eksperti i sigurisë, Ilir Kulla, deklaroi në “Pressing” në T7 se nga informatat që i ka, sulmi terrorist si në Banjksë që ka ndodhur me 24 shtator, mund të ndodhë edhe në Jug e Lindje të Kosovës.

“Armatimet janë aty, politika është aty dhe ju mendoni që s’do të ndodhë në veri, por informacione dhe burime të mia perëndimore më thonë që ka përpjekje që të ndodhë në jug, në jug të Kosovës, në lindje të Kosovës”, tha Kulla në “Pressing”.

“Kam referenca që ka përpjekje për të destabilizuar enklavat dhe për t’ia lënë fajin shqiptarëve gjëja për luftë fetare në manastire apo kundër pelegrinëve, apo gjëja për luftë në rajon apo pastrim etnik”.

“Kur e kam thënë para një vit e gjysmë që duhet të armatoseni dhe të ruheni, më thonin se je spekulant politik, tani që ndodhi s’e përmend kush. Po të them që ata që e kanë provuar njëherë e provojnë 2-3-4 herë. Pse qeveria e Serbisë nuk e dorëzon Radojiçiq në duart e EULEX-it apo KFOR-it?”, u shpreh ai.