Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Ramabaja: BE mund t’i heq vizat Serbisë

 
   

Njohësi i çështjeve politike në Kosovë, Sadri Ramabaja, tha se sanksionet të cilat mund të merren nga Bashkimi Evropian ndaj Serbisë, pas sulmit të 24 shtatorit në veri të Kosovës, mund të jenë të ndryshme.

Ramabaja tha se BE mund ta sanksionoj Serbinë me ndaljen ose edhe tërheqjen e investimeve, por edhe tërheqjen e liberalizimit të vizave.

Ramabaja tha se më 17 dhjetor kur pritet të mbahen zgjedhjet në Serbi, opartia e Vuçiqit mund të ketë dobësim të madh nëse nuk do të ketë rënie të Qeverisë.

“Në gamën e masave të mundshme që mund të marrë BE ndaj Serbisë është e gjerë por mjaftojnë 2 ose 3 serioze të merren dhe Serbia do të dorëzohet.

Në fushën e ekonomisë nëse merren masa që jo vetëm të stopohen por edhe të tërhiqen investimet, ajo për një periudhë të shkurtër e ndjen në palcë një masë të tillë.

Por ka edhe masa tjera, tërheqja e vizave shembull. Ka edhe masa tjera, mbështetja më serioze e opozitës në Serbi ngase ne jemi në javën e dyzetë ku çdo të shtunë protestohet atje”, u shpreh Ramabaja.

Ai përmendi edhe zgjedhjet në Serbi në të cilat tha se mund të ketë ndryshime në qeverisjen e Serbisë.

“Ndërkaq ka një nukleus të partive politike opozitare atje të spektrit të majtë dhe majtë liberal madje edhe njëra prej tyre e skeptrit të djathtë por që ka mirëkuptim për rrëzimin e kësaj qeverie dhe mund të ndodh që me 17 dhjetor kur janë paralajmëruar zgjedhjet në Serbi, nëse nuk do të kemi rënie të Qeverisë së Vuçiqit do të kemi dobësim të ndjeshëm të saj sepse gjasat reale janë që opozita të shkoj te 40 për qindëshi”, u shpreh Ramabaja.