Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është duke qëndruar në një vizitë zyrtare në Kroaci, ndërsa të martën në ditën e parë të vizitës atje, është takuar me presidentin Zoran Milanoviq, kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviq dhe kryeparlamentin Gordan Jandrokoviq
Osmani pas takimit që ka pas me presidentin kroat tha se Kosova është më fat që ka një aleat si Kroacia.
“…Shtetet tona ndajnë vizon të përbashkët. Kjo vizitë është dëshmi e marrëdhënieve të shkëlqyeshme, e shohim Kroacinë ndër aleatët kryesor. Na lidh historia e përbashkët, përpjekja për liri e shtet”, është deklaruar Osmani.
Presidentja ka thënë se Kosova po përballet më një situatë të rëndë, pas agresionit serb më 24 shtator.
“Kosova në periudhën e fundit po përballet me një ndër situatat më të rënda në 25 viteve të fundit, shkaku i veprimeve hibride nëpërmjet aktiviteteve terroriste, dhe agresionit të sponsorizuar dhe urdhëruarit nga Serbia. Prandaj, shpresoj që partnerët ndërkombëtarë do të dëshmojnë e tregojnë veprime të vendosura për të ndaluar Serbinë në përpjekjet për destabilizim jo vetëm të Kosovës por gjithë rajonit”, tha mes tjerash ajo.
Osmani shtoi tutje se ka pak shtete në Evropë, si Kroacia që e kuptojnë sfidën që po përballet Kosova.
“Ka pak shtete në Evropë që e kuptojnë sfidën që po përballemi në Kosovë më mirë se Kroacia. Kroacia edhe vetë në vitin 1999 u përball më një matricë të ngjashëm të agresionit, duke u përballur me serbë, nga regjimi i atëhershëm në Serbi. Presim mbështetjen e Kroacisë në sfidën e sigurisë, që mund të ketë pasoja edhe më shumë në rajon”.
Sipas Osmanit, nëse nuk merren masa nga ndërkombëtarë, Serbia do të vazhdojë me sulme tjera ndaj Kosovës.
E para e shtetit ka takuar edhe kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviq, me të cilin ka biseduar për zhvillimet e fundit në Kosovë.
Në këtë takim, ndër të tjera, presidentja Osmani ka falënderuar kryeministrin Plenkoviq për kontributin e ushtarëve kroatë në misionin e KFOR-it në Kosovë dhe bashkëpunimin bilateral ne fushën e mbrojtjes mes Kosovës dhe Kroacisë teksa kanë diskutuar për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në këtë fushë.
Ndërkaq, në konferencën e përbashkët për media ndërmjet presidentes Osmani dhe homologut të saj kroat, ka folur edhe vet Zoran Milanoviq.
Ai lidhur me sulmin në veri tha se Serbia “duhet të japë disa përgjigje” lidhur me sulmin në Banjskë të Zveçanit.
“Pozicionet tona janë të qarta, Serbia duhet të japë përgjigje për disa gjëra që janë të dukshme dhe që nuk mund t’i shpëtojnë vëmendjes as një fëmije të vogël. Dikush duhet të japë përgjigje, nuk po i drejtoj gishtin askujt, por dikush qëndron pas. Nëse nuk ka pasoja, do të thotë se jemi në pritje të një ngjarjeje të tillë të radhës, me përmasa më të mëdha, dhe ne nuk duhet ta lejojmë këtë”, u shpreh ai.
Milanoviq tha se në bazën e ushtrisë serbe ku janë publikuar dëshmitë se është stërvitur grupi serb duhet aprovim për t’u futur aty.
“Për t’u futur aty brenda, duhet të kesh aprovimin e dikujt. Armët, trajnimet, xhirimet që kanë lënë, të gjitha këto gjëra kanë mbetur në dispozicion të Kosovës”, tha Milanoviq.
Presidenti kroat shtoi se Kroacia arriti të luftojë dhe të triumfojë ndaj Serbisë përgjatë historisë, “natyrisht me çmim shumë të madh”.
“Janë krijuar shumë vrasje, gjëra të ndryshme, komplote”, tha ai ndër tjerash, duke iu referuar Serbisë. Por tani jemi në vitin 2023”, tha ai.