Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Sinani: Asnjë shqiptar në pozita drejtuese në institucionet shëndetësore në Luginë të Preshevës, diskriminim i qëllishëm

 
   

Ish-kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, tani këshilltare e kryeministrit Albin Kurti, ka publikuar disa të dhëna, ku figuron se asnjë shqiptar nuk mban poste të larta në institucionet shëndetësore të Luginës së Preshevës.

Sipas Sinanit, nuk ka as mjekë shqiptar në spitalin më të afërt regjional, ani pse 40 përqind e pacientëve janë shqiptarë.

Ajo ka thënë se ky është diskriminim i qëllimshëm kundër pakicës kombëtare.

“Asnjë shqiptar etnik nuk mban poste të larta në institucionet shëndetësore të Luginës së Preshevës. Gjithashtu nuk ka mjekë shqiptar në spitalin më të afërt regjional, të Vranjës, ku 40 përqind e pacientëve janë shqiptarë  – dhe asnjë farmacist(shqiptar) në farmacinë e qytetit të Bujanovcit.

Diskriminim i qëllimshëm shtetëror nga lartë-poshtë kundër pakicës kombëtare”, ka shkruar Sinani në platformën “X”.