Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se nga 1 janari i vitit të ardhshëm Shqipëria do ta merr një rol të ri ndërkombëtar, raporton teve1.info
Përmes një shkrimi në Facebook, Rama ka theksuar se nga kjo datë dhe deri në fund të vitit 2026, Shqipëria do të ulet në Këshillin e të Drejtave të Njeriut në OKB.
“Shqipëria ulet në Këshillin e të Drejtave të Njeriut në OKB. Dje, 123 vende anëtare të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së votuan PRO SHQIPËRISË si një prej 15 vendeve që do të ulen në KDNJ nga 1 janari 2024 deri në 31 dhjetor 2026”, ka shrkuar Rama.