Oligarku pranë qeverisë Gjergj Luca, idhujtari më i madh i liderit suprem ia ka shtruar në një drekë me peshkaqen para në Orikum së bashku me ministrin e Brendshëm Taulant Ballën.
Sipas qytetarëve dhe informacioneve që qarkullojnë në rrjet, dyshja nga e njëjta zonë po hanë “drekën e tenderimit”.Bëhet fjalë për koncensionin me kohëzgjatje 10-vjeçare të Liqenit të Bufit, anë Butrintit me demek me prespektivë peshkimi dhe turizmi që iu dha Lucës nga Bled Çuçi, paraardhësi i Ballës, për vetëm 1€.
Rozafa SHPK e Gjergj Lucës u shpall fituese. Edhe pse afati është 10 vjeçar, kontrata parashikon të drejtën e përsëritjen edhe 20 vite të tjera pa konkurrent, ndërsa duhet thjesht një rinovim i kontratës aktuale.