Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

​Balje thotë se nuk kanë aspak komunikim me Vetëvendosjen dhe Kurtin

 
   

Policia e Kosovës përmes një peticioni drejtuar Kuvendit të Kosovës, ka kërkuar përmirësimin e kushteve të punës.

Me ç’rast, Kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Duda Balje, deklaroi që mbështetja e saj ndaj policëve do të jetë e pafund.

Ndërkaq, e pyetur se a ka biseduar me grupin parlamentar të Vetëvendosjes, Balje potencoi që ajo dhe grupi i saj, nuk kanë aspak komunikim me qeverinë aktuale.

“Nuk është koha të bëhen politika kur janë policët në pyetje. Unë do tu japë përkrahje policëve deri në fund. Unë nuk kam komunikim të mirë me Vetëvendosjen. Si rezultat i mos komunikimit, ne nuk kemi asnjë bashkëpunim të mirë. Mirëpo, kur janë në pyetje policët, nuk i jap të drejtë askujt të ndërhyjë në vendimet e mija. Këtu nuk kam çka të bisedoj me Vetëvendosjen. Unë mendoj që Vetëvendosje është në gjendje të ndihmojë shumë policë, në fakt mund ta bëjnë edhe hapin e parë për ndihma. Unë prej në fillim nuk kam pasur bashkëpunim të mirë me VV-në. Ka pasur disa ligje që unë kam qenë kundër Vetëvendosjes, duke filluar nga trusti, mandej Kodi Civil. Këtu ndoshta unë kam humbur rrugën me ta. Normalisht, Vetëvendosje është shumë më e fuqishme se unë”, deklaroi Balje.

Madje, Balje tha se shumica brenda Vetëvendosjes, e kanë quajtur atë si deputete të padisiplinuar.

“Unë në fakt dola si deputete e padisiplinuar, më kanë thënë shumica brenda Vetëvendosjes. Në fakt kanë të drejtë, sepse unë nuk votoj ashtu siç duhet. Disa herë me të vërtetë kam dalë e padisiplinuar, por me rëndësi kam dalë e drejtë me veten, si përfaqësuese e qytetarëve dhe boshnjakëve”, shtoi tutje Balje.

E sa i përket komunikimit me kryeministrin e vendit, Albin Kurti, kjo e fundit tha se ka tentuar shumë herë të komunikoj më të, por që sipas saj, nuk kanë arritur të gjejnë një mes.

“Provova të komunikojë, por tash jam dorëzua dhe s’jam duke kërkuar me u taku. E kuptova se nuk mundemi me gjet mesin. Unë vazhdoj të votojë shumicën e ligjeve. Unë mendoj që Kurti ka zgjedhur disa deputetë nga komunitetet tjera. Ka vendos me zgjedh deputetët  të cilët janë më të disiplinuar me të dëgjueshëm, siç janë zëvendësministrja Rexhepi dhe ministri Krasniqi. Unë mendoj se z. Kurti për shumë çështje nuk është i informuar mirë”, deklaroi Balje.