Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në kuadër të vizitës në Kroaci, është takuar edhe me komunitetin shqiptar që jeton në këtë vend.
Ajo në një postim në Facebook ka shkruar se Lidhja Kroato-Shqiptare kultivohet me përkushtim nga bashkëkombësit tanë që jetojnë e punojnë në Kroaci.
“Mërgata jonë përbëhet nga njerëz të ndershëm, punëtorë e të zellshëm, të cilët kontribuojnë për komunitetin dhe shtetin kroat. Ata janë përfaqësues të denjë të shtetit të Kosovës dhe kanë luajtur rol të rëndësishëm në ndërtimin e urave të bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve.
Kisha kënaqësinë t’i takoj kësaj radhe në Zagreb dhe në Rjekë”, ka shkruar Osmani.