Nga Kuvendi i Kosovës njoftojnë se sot mbahen mbledhjet e katër komisioneve.
Në ora 10:00 mblidhet Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, ku në rend dite ka katër pika, e në njërën prej tyre është edhe Formimi i grupit punues për amendamentimin e Projektligjit për shëndetin riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor.
Po nga ora 10:00 mblidhet dhe Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë. Aty pritet të raportojë Zëvendëskryeministri i parë, Besnik Bislmi, lidhur me dialogun Kosovë-Serbi.
Në 10:30 vazhdon Komisioni për Integrim Evropian, ndërsa nga ora 11:00 Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit.