Policia e Kosovës para dy javësh kishte bastisur vilën e terroristit Millan Radoiçiqit, kjo në kuadër të hetimeve pas sulmit terrorist të 24 shtatorit.
Gjatë operacionit policia ka zbuluar edhe shumë dokumente.
Siç raportohet në media, në mesin e dokumenteve janë zbuluar edhe lista me emrat e bashkëpunëtorëve të Radoiçiqit në veprat e tij antiligjore. Emrat kanë qenë të klasifikuar në disa “folderë” të veçantē, kurse emrat e gjithë bashkëpunëtorëve shqiptarë janë në një skedar (folder) të posaçëm.
“Tri ditë ekspertët e kibernetikës kanë punuar për të “thyer” pasëordet me të cilat ka qenë i mbrojtur kompjutori i Radoiçiqit . Aty gjenden emrat e të gjithë bashkëpunëtorëve shqiptarë të Radoiçiqit dhe grupit të tij, duke filluar nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi e Lugina e Preshevës. Ka shumë emra interesantë”, kanë thënë këto burime.
Sipas raportimeve në media, emrat ose inicialet e bashkëpunëtorëve të Radoiçiqit që gjenden në listat e konfiskuara nga policia e Kosovës, do të publikohen më së voni pas tre muajve.
Ish- agjenti i ShIK-ut dhe analisti Naim Miftari, thotë se letrat dhe dokumentacionet e gjetura duhet të analizohen.
Mirëpo, sipas Miftarit, Radoiçiqi mund ta ketë ditur se Policia e Kosovës herët apo vonë do t’i bastis pronat e tij, prandaj mund të mos ketë gjëra me rëndësi.
“Letrat dhe dokumentacionin i gjetur në shtëpinë e kriminelit Milan Radojçiq duhet të analizohen. Duhet të analizohet çdo dokument, çdo provë, edhe pse sipas meje nuk ka gjëra shumë me rëndësi aty, kjo pasi Radojçiqi si njeri kryesor i Beogradit dhe BIA-s, UDB serbe, nuk besoj se nuk e ka ditur që Policia e Kosovës herët apo vonë do ta bastis shtëpinë dhe pasurinë e tij, lokalet, banesat”, shprehet Miftari.
Naim Miftari
Ai deklaron se nuk është e vështirë të dihen bashkëpunëtorët kryesorë të tij.
Miftari shton se faktet e gjetura aty duhet të merren me rezervë, kjo pasi prapa tij fshihet Beogradi e Moska.
“Nuk është shumë e vështirë të dihen bashkëpunëtorët kryesorë të Radojçiqit në Kosovë janë ish- kryetarët e ish- kryeministrat, Hashim Thaçiq, Ramush Haradinaj, Isa Mustafa, e shumë zyrtarë, polic, doganier, e deputetë të tjerë që kanë marrë para nga kontrabanda në veri si me naftë, duhan, drogë, kriptovaluta, armë, kagë, mjete ushqimore etj. etj. Edhe kontrabanda me barna, ku secilin vit Radojçiqat e Beogradit së bashku me Radojçiqat e Prishtinës vetëm me barna kanë marr 100- 110 milionë euro për çdo vit korrupsion vendor nga shqiptarët nga serbët edhe nga ndërkombëtarë e kanë mbajtur bandat e veriut në pushtet nga viti 1999 gjer sot ku një ndihmë të madhe mbulimi ua ka dhuruar edhe Franca, pro serbe me ushtrinë e saj KFOR në veriun e Kosovës! Faktet e rezervat e gjetura aty duhet të merren me rezervë, sepse ai nuk është amater, prapa tij fshihet Beogradi e Moska”, shprehet Miftari.