Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Erdogan bisedon me Scholz, thotë se premtimi ndaj Palestinës duhet të mbahet

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan dhe kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, kanë diskutuar për konfliktin izraelito- palestinez dhe mundësinë e gjetjes për zgjidhjen e krizës humanitare.
Sipas komunikatës së Presidencës turke, në këtë bisedë Erdogan ka shprehur gatishmërinë për ndërmjetësim mes palëve për përfundimin e krizës.

Ai po ashtu thuhet se ka thënë se premtimet e bëra ndaj Palestinës për një shtet të pavarur duhet të mbahen dhe se komuniteti ndërkombëtar duhet të udhëheqë rrugën për krijimin e shtetit të pavarur sovran të Palestinës brenda kufijve të vitit 1967.

“Të dy liderët shkëmbyen mendime rreth konfliktit izraelito-palestinë, të ndjekur me shqetësim rajonal dhe global, si dhe kërkimin e zgjidhjeve për krizat humanitare. Presidenti Erdogan deklaroi se Turqia ka bërë të gjitha llojet e përpjekjeve që kriza të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur dhe është e gatshme të ndërmarrë hapa të shumtë paqësorë, përfshirë ndërmjetësimin. Presidenti Erdogan vuri në dukje se, për një zgjidhje të përhershme të konfliktit, premtimet e bëra Palestinës duhet të mbahen dhe se komuniteti ndërkombëtar duhet të udhëheqë rrugën për krijimin e një shteti të integruar gjeografikisht, të pavarur dhe sovran të Palestinës brenda kufijve të vitit 1967 me Kudsin si kryeqytet”, thuhet në komunikatë.