Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Theth, ku një 31-vjeçare gjermane ka ndërruar jetë pasi ka rënë në greminë, teksa po bënte ecje bashkë me një turist.
Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Shpella e Harapit”, Shalë, Shkodër, ku turistja gjermane me iniciale R.P ka rrëshqitur dhe ka rënë në greminë.
Si pasojë e plagëve të marra, 31-vjeçarja ka humbur jetën.
Mësohet se e reja ishte duke u ngjitur në mal, bashkë me një tjetër turist gjerman teksa ka humbur jetën tragjikisht.
Shërbimet e Policisë Shkodër, me të marrë njoftimin janë nisur në vendin e ngjarjes, bashkë me shërbime të specializuara, për të nxjerrë trupin e pajetë nga terreni i vështirë malor ku ka rënë.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.