Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Horoskopi

Pak para ndeshjes me Shqipërinë, UEFA “paralajmëron” Çekinë: Ja çfarë ju pret në Tiranë

Teksa na ndajnë vetëm pak orë nga vërshëllima që do të startojë ndeshjen mes Shqipërisë dhe Republikës Çeke, të dy vendet kanë filluar të ndjejnë emocionet e kësaj sfide të rëndësishme.

Duket se edhe UEFA është përfshirë nga entuziasmi, teksa ka paralajmëruar çekët për atë se çfarë i pret në Tiranë. Në llogarinë zyrtare në rrjetet sociale, UEFA ka publikuar sërish super-golin e Jasir Asanit, kundër Polonisë në ndeshjen e fundit të kombëtares kuqezi. Asani shënoi nga distanca një gol fantastik, i cili u përzgjodh dhe si goli i javës.Ndeshja nis në orën 20:45, në stadiumin “Air Albania”, i cili do të jetë i mbushur plot me tifozë që do të mbështesin kuqezinjtë në rrugëtimin drejt EURO 2024, në Gjermani.