Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeff Hovenier, ka marrë pjesë në ceremoninë e ndezjes që qirinjve në Prishtinë për të nderuar të viktimave civile izraelite të vrara nga një sulm terrorist i Hamasit.
Kjo ngjarje është organizuar nga komuniteti hebre në Kosovë.
”Sonte, iu bashkua komunitetit hebre kosovar në një vigjilje për jetët izraelite të humbura në sulmet e tmerrshme nga Hamasi. SHBA-ja dënon pa mëdyshje këto sulme të tmerrshme. Nuk ka asnjë justifikim për terrorizmin. Ne qëndrojmë në solidaritet me popullin e Izraelit”, ka shkruar Hovenier në X.
Prej atij sulmi, në Gaza ka konflikt. Izraeli ka nisur sulmet për siç thonë ata luftimin e Hamasit.