Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Horoskopi

Mbrëmje MAGJIKE! Shqipëri ëndrrash, kuqezinjtë “shpartallojnë” Çekinë dhe vendosin “një këmbë” në Berlin

Shqipëria ka përjetuar një mbrëmje ëndrrash këtë të enjte të 12 tetorit, në satdiumin “Air Albania”, ku ka shënuar 3 gola.

Aksione perfekte, gola nga jashtë zone, gola të anulluar dhe karton të kuq, i ka patur të gjitha brenda ndeshja mes Shqipërisë dhe cekisë në “Air Albania” e vlefshme për kualifikueset e kampionatit Europian “Gjermani 2024”.

Kuqezinjtë e nisën vrullshëm, ku vetëm pas 9 minutash lojë, Jasir Asani pasi merr një top perfekt, në krahun e djathtë, mbyllet në qendër dhe shkarkon të majtën e tij vrastare, duke kaluar Sqhipërinë në avantazh.

Pas golit Sqhipëria rrit volumin e lojës, ku sërish Asani pak minuta më pas i afrohet dhe golit të ytë.

Ndërkohë Etrit Berisha shpëton dy herë Sqhipërinë nga goli, ndërsa në minutën e fundit të fraksionit të parë të lojës, Çekia mbetet me 10 lojtarë pas kartonit të dytë të verdhë të marrë nga Chetil.

Me fillimin e pjesës së dytë kuqezinjtë shënojnë sërish, këtë herë është Taulant Seferi, i cili shënon pas një asisi nga Jasir Asani.

Në minutën e 73-të të takimit do të shënonte sërish Taulant Seferi, pas nja asisit perfekt të dhënë nga i sapofuturi në lojë Mirlind Daku.

Ndërkohë Sqhiëprisë i anullohet një gol i katërt i shënuar nga Arbnor Mujo, por ishte me milimetra në pozicion jashtë loje.