Shqipëria ka mposhtur në “Air Albania” Çekinë, një ndeshje e vlefshme për Euro 2024.
Futbollistët e kombëtares Shqiptarë kanë dhënë një performacë të shkëlqyer në këtë ndeshje të rëndësishme.
Ishte Jasir Asani i cili tundi për herë të parë rrjetën e Çekisë në minutën ‘9, një gol i fantasit nga jasht zone.Në pjesën e dytë ishte radha e Taulant Seferit që të merrte lojën në dorë. Në minutën e ’50, Seferi ndëshkoi për të dytën herë çektë. Një kundërsulm i shpejt i ideuar nga Bajrami e Asani është finalizuar më së miri nga anësori i sulmit, Seferi, i cili përball portës së boshatisur çoi topin në rrjetën e portierit Pavlenka.
Edhe goli i tretë kishte si autor Taulant Seferin, i cili në minutën e ’73 gjeti përsëri rrugën e golit. Në minutën e ’81 shënoi edhe Muja, por arbitri e anuloi pas konsultimit me sistemin VAR.