Një fenomen mjaft shqetësues për qytetarët e Kosovës janë bërë vjedhjet e shpeshta nëpër shtëpi, që po shkaktojnë ankth e pasiguri, sidomos kur shtëpitë mbesin pa përkujdesje.
Kështu e ka pësuar mbrëmë edhe një familje në fshatin Greikoc të Suharekës, ku persona të panjohur kanë hyrë brenda shtëpisë së tyre dhe kanë vjedhur para e stoli ari.
Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije të dyshuarit kanë hyrë me forcë brenda shtëpisë dhe kanë arritur që të vjedhin mbi 4 mijë euro para të gatshme dhe stoli të arit të cilat kapin vlerën e rreth 20 mijë eurove.
Njësitë policore me të marrë informatën kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit dhe identifikimin e personave të dyshuar.
Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar ‘Vjedhje e rëndë’.