Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Horoskopi

Kush janë shenjat më erotike? Meri Shehu paralajmëron: Kujdes me shpenzimet, nga datat 20-21 tetor…

Shehu paralajmëroi katër shenjat e para të horoskopit që të kenë kujdes nga datat 20-21 tetor, në lidhje me çështjet e punës, ekonomisë apo familjare

Shehu paralajmëroi katër shenjat e para të horoskopit që të kenë kujdes nga datat 20-21 tetor, në lidhje me çështjet e punës, ekonomisë apo familjare

Shehu paralajmëroi katër shenjat e para të horoskopit që të kenë kujdes nga datat 20-21 tetor, në lidhje me çështjet e punës, ekonomisë apo familjare.

Parashikimi i Meri Shehut për 4 shenjat e para të horoskopit.

Dashi

Dashi që çlirohen të paktën në aspekte pune, sepse Afërdita në Virgjëreshë ishte shumë e goditur, por nga nesër fillon e çlirohet. E shumë mund të gjejnë një punë, mund të kenë një investim më të mirë pune ose mund të kenë një rritje page. E në fushën e marrëdhënieve mund të kenë një njohje të re ose një fillim të ri marrëdhëniesh, qoftë në çift, qoftë në lidhje me të tjerët.Por shpenzimet ekonomike mbeten të fuqishme me Marsin në Akrep.

Demi

Demët, të cilët me Hënën e Re në Peshore do të vendosin një ekuilibër të ri në lidhje me punën. Do të ndryshojnë punë ose do t’i japin fund një pune, sot, nesër ose pasnesër. Dy javët e ardhshme mund të marrin një iniciativë të re për një punë të re. Nuk do të jetë shumë e lehtë se sa e nisin, pastaj nga data 20-21 prapë do të kenë disa debate për këtë fillim pune. Por që këtu rrotullohet e gjithë historia e tyre, te çështja e një pune.

Por edhe në dashuri sikur fillojnë e marrin një lloj energjie pozitive, të paktën në fushën e erotikës çlirohen deri diku nga këto makthet dhe marrëdhëniet e vështira që kanë pasur kohët e fundit.

Binjakët

Binjakët që me Hënën e Re në Peshore, janë një nga shenjat erotike. Themi që Binjakët, bota le të digjet dhe Binjakët do vazhdojnë punën e vet përsa i përket jetës personale, erotike. Nuk e themi në kuptimin e keq, por u ka ardhur fati. E kur të vjen fati, tashmë ne duhet t’a shijojmë. Kështu shumë Binjakë që kanë pasur problematike, pasiguri familjare dhe ekonomike, shumë rrëmuja, kanë një mundësi të çlirohen. Ky dy javësh pret mirë, por datat 20-21 mund të përmbysi shumë Binjakë në këtë çështje, sidomos të lindurit në 10-ditëshin e tretë të shenjës së tyre. Do të përballen me ca gjëra që kanë të bëjnë me ekonominë, pushtetin, punën. Do t’a shohin me qetësi.

Gaforrja

Marsi është futur në Akrep dhe Gaforret i bën shumë erotike. Jo erotikë vetëm me flirte, me më the, të thashë, të pashë nga larg, këtu futet erotizmi në kuptimin konkret të fjalës, të prek, të jetojmë bashkë, të krijojmë familje. E gjëra të tilla. Do shpejtojnë Gaforret, do marrin vrull. Marsi u jep një lloj irritomi, ngacmimi të fortë seksual. Në çështjet familjare duhet të kenë kujdes nga datat 20-21 tetor, Gaforret e lindura në 10-ditëshin e 3. Por edhe në çështje pushteti. Gaforret që kanë pushtet të madh mund të rrezikojnë punën ose kryesimin në punën e tyre.