Vivien deklaroi pak ditë më parë se arsyeja pse u nda nga Getinjo ishte fakti se reperi luan bixhoz. Vivien u shpreh se ky ves bën që një familje të shkatërrohet dhe se ishte munduar ta largonte Getinjon nga bixhozi. Në lidhje me këtë deklaratë reagoi edhe vetë Getinjo, i cili e akuzoi Vivienin se po kërkon vëmendje.
Mesa duket fansat e reperit kanë sulmuar Vivien, prandaj në një deklaratë së fundmi ai i ka kërkuar të gjithëve të mos e sulmojnë ish-partneren.
“Po i lëmë shakatë anash. Ju lutem të gjithëve që më ndiqni dhe më njihni, mos e bëni të madhe punën e ish-lidhjes time edhe të gjitha ngjarjet që kanë ndodhur muajt e fundit. Jeta vazhdon, ju kisha lutur që ta lini rehat edhe personin që kam qenë me të por edhe mua. Mos e fyeni askënd mos e zmadhoni çdo gjë edhe postimet e mia nëpër rrjete sociale nuk lidhen me lidhjet e mia dashurie”, ka shkruar Getinjo.