Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Horoskopi

Ka shqiptarë në Rripin e Gazës! E konfirmon Ministria e Jashtme: Jemi në komunikim të vazhdueshëm për t’i larguar nga aty

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë ka njoftuar se në zonën e luftës në Rripin e Gazës ka shtetas shqiptarë.

Ministria thotë se përmes Ambasadave të Republikës së Shqipërisë në Izrael dhe Egjipt vijon përpjekjet për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve në vështirësi, për shkak të luftës në Izrael dhe Rripin e Gazës.

“Pas disa intervistave në media, MEPJ përmes ambasadës në Egjipt është vënë në kontakt me disa qytetarë (shtetas shqiptarë) të cilët kërkojnë të largohen nga Rripi i Gazës.

Prej 48 orësh MEPJ është në kontakt orë pas ore me këta shtetas, të cilët vetëm dy ditë më parë kanë deklaruar zyrtarisht se jetojnë në Rripin e Gazës. Më herët, MEPJ nuk ka patur asnjë deklarim të shtetasve shqiptarë, pranë autoriteteve të saj në Egjipt apo Izrael, që jetojnë në Rripin e Gazës.

Prej kontaktit të parë me këta shtetas, MEPJ është në komunikim në vazhdueshëm me përfaqësitë e saj në Egjipt dhe Izrael dhe organizatat ndërkombëtare për lehtësimin e daljes së shtetasve nga Rripi i Gazës”, thuhet ne njoftimin e ministrise.