Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Ish-kryeprokurori Hoxha: Serbët kanë pasë projekt ta bëjnë Prizrenin një Mitrovicë të dytë

 
   

Ish-kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Sylë Hoxha deklaroi se gjatë dekadës së çlirimit serbët kishin për qëllim që të vendoseshin në Prizren dhe ta shndërronin edhe këtë komunë në një Mitrovicë të dytë.

Sipas Hoxhës cili gjatë dekadës së çlirimit ishte veprimtar i dalluar, ky akt i serbëve u ndal falë vizionit e luftës së komandantit të UÇK-së, Ekrem Rexhës – “Drini”, i cili u vra para shtëpisë së tij në lagjen “Bazhdarhane” në rrethana misterioze, në mëngjesin e 8 majit të vitit 2000.

“Kur mora lajmin atë ditë se është vra Ekrem Rexha, komandant Drini u trondita. Ishte lajm tronditës për neve, sepse Ekrem Rexha ka qenë një komandant i dalluar, profesionist.

Me aq sa di unë nga këndi im, falë kontributit të Ekrem Rexhës sot është Prizreni qytet historik, siç ka qenë dhe është, sepse projekti i serbëve ka qenë që nën kalanë dhe në anën tjetër andej lumit t’i vendosin serbët, edhe në krejt këtë vijën këtu e me dalë atje te Gjilani pa i prekë kurrkush. Falë vizionit, përkushtimit e luftës që e ka bërë Ekrem Rexha sot Prizreni është ky që është. Është komplet, nuk e kemi edhe një Mitrovicë të dytë”, tregoi Hoxha në emisionin “FAKTE me Adnan Merovcin” në Klan Kosova.

Hoxha gjithashtu tregoi një bisedë që e kishte zhvilluar me komandant Drinin katër ditë para se të vritej, të cilën mund ta dëgjoni këtu: