Nevila Nika, historiane ishte e ftuar në emisionin “Review” në Euronews Albania, foli në lidhje me prejardhjen e shqiptarëve.
Ajo theksoi se për arkivat më shumë kureshtje kanë qytetarët e thjeshtë sesa ata të profesionit.
“Për arkivat ndonjëherë janë më shumë kureshtarë qytetarët e thjeshtë sesa ata që duan të jenë. Unë i kam kuptuar në kureshtjen e tyre qytetarët. Familjet nuk janë më në konak ku mblidheshin të gjithë në darkë dhe e rrëfenin historinë. Historia ishte një ushqim i përditshëm. Sot nuk është më, nuk rrëfehet më në shtëpi”-tha ajo.
Ajo foli dhe në lidhje me censin.
“Kur më pyetën për censin unë thashë pse nuk ishte një pyetje për ngjyrën e syve. Ëhstë një element shumë interesant”- përfundoi ajo.