“Sherrit” online mes Melindës dhe Dafinës sapo iu bashkua dhe Tayna.
“Shumë drama të panevojshme, si nuk po përtojnë”,ka shkruar Tayna në një postim në rrjetet sociale, ndërsa fansat e showbizz-it e kanë lidhur direkt me kunjat e Melindës ndaj Dafinës.
Na lejoni t’iu kujtojmë se pak ditë më parë, Melinda iu drejtua Dafinës me fjalët “ti veç feministe nuk je”, kur kjo e fundit bëri një post falenderues për fanset e saj, të cilat ajo thotë se janë më të shumta në numër se djemtë në koncertetet e saj.
Mesa duket Tayna ndihet ‘e lodhur’ nga këto deklarata të cilat ajo i quan drama të panevojshme. Po ju si mendoni?