Një burrë nga Ferizaji ka raportuar në Polici se bashkëshortja e tij, për motive të panjohura ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj.
Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se njësitet policore janë duke e hetuar rastin.
“PERSON I ZHDUKUR – Ferizaj 12.10.2023-19:00. Me 13.10.2023 ankuesi kosovar ka raportuar se bashkëshortja e tij, për motive të panjohura ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj. Njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raport.