Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Greqia më afër njohjes së Kosovës”/ Ja si e argumenton Nexhmedin Spahiu

 
   

Analisti Nexhmedin Spahiu është shprehur se Greqia është më afër njohjes së Pavarësisë së Kosovës.

Këtë e tha në Euronews Albania, teksa tregoi dhe arsyet se pse Greqia është më afër njohjes së Pavarësisë

“Presionin për ta njohur Kosovën është një çështje që bëhet në marrëdhëniet bilaterale mes Shqipërisë dhe këtyre vendeve. Nuk e di se cilat janë kërkesat e diplomacisë shqiptare drejt vendeve që nuk e njohin Kosovën.

Me Greqinë qeveria shqiptare tashmë është në telashe që me rastin “Beleri”, dhe nuk besoj se do të ketë bërë ndonjë hap, edhe pse Greqia në krahasim me këto 4 vendet e tjera të BE qëndron më afër njohjes për Pavarësinë e Kosovës. Raportet e Albin Kurtit me socialistët grekë, dhe fakti që KFOR grekë kanë eksperienca të mira në Kosovë.  Dhe kjo ka zbutur qëndrimin e Greqisë ndaj Kosovës”-tha ai.