Taynës duket se i ka ardhur në majë të hundës me dramat mes kolegeve të saj.
Por çfarë ka ndodhur?! Dafina Zeqiri dhe Melinda Ademi nuk i kanë më marrëdhëniet e mira. Së fundmi Melinda ironizoi hapur Dafinën në një postim të sajin duke i thënë: “Ti vetëm feministë që nuk je”, postim i cili erdhi pas sherrit të Dafit me Sara Hoxhën.
Tani ka ndërhyrë edhe Tayna.
“Shumë drama të panevojshme, si nuk po përtojnë”, ka shkruar Tayna, që duket si postim direkt për dy koleget e saj.