Presidentja Vjosa Osmani ka deklaruar se tetori rozë është muaj që shërben për ngritjen e vetëdijes për rreziqet e kancerit të gjirit.
Ajo në një postim në Facebook ka shkruar se ky është muaj që na kujton se kur bëhemi bashkë dhe të mposhtim çdo gjë.
“Tetori Rozë. Ngjyrë shprese, force e uniteti. Muaj që shërben për ngritjen e vetëdijes tek secili për rreziqet e kancerit të gjirit.
Muaj që na kujton se kur bëhemi bashkë, mund të mposhtim çdo gjë. Sot na bëri bashkë marshi, e tërë vitin do jemi pranë njëra-tjetrës.
Kështu fillon ndryshimi”, është shprehur ajo.