Mëngjesin e kësaj të diele, një mjet me drejtues një 24-vjeçar nga Maqedonia e Veriut, ka përplasur për vdekje shtetasin këmbësor M. P., 77 vjeç, banues në Omaraj, Malësi e Madhe.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Shkodër, ndërsa hetimet për ngjarjen kanë nisur.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 05:40, në aksin rrugor Shkodër – Koplik, mjeti me drejtues shtetasin E. I., 24 vjeç, banues në Gostivar, Maqedoni e Veriut, ka përplasur shtetasin këmbësor M. P., 77 vjeç, banues në Omaraj, Malësi e Madhe.
Si pasojë e përplasjes, shtetasi këmbësor ka humbur jetën. Ndërkohë drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Shkodër.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.