Profesori Enver Bytyçi ka reaguar pas deklaratës së fundit të Richard Grenell, se prokurori Smith i ngriti aktakuzë njeriut (Thaçit) që u pajtua me Vuçiqin për zhbërjen e Speciales.
Ai tha se këtë që deklaroi Grenell, ne vitin 2019 e kishte deklaruar Baton Haxhiu, e që ishte në kuadër të marrëveshjes Rama-Vuçiq për ndarjen e Kosovës.
Krahas kësaj, Bytyçi u shpreh se Thaçi për ta shpëtuar veten nga gjykimi në Hagë, pranoi shkëmbimin e territoreve, por që ky plan fatmirësisht për Kosovën dështoi.
“Por fatkeqësisht për Thaçin e fatmirësisht për Kosovën, ky angazhim për ndarjen e vendit u bë shkak që Thaçi të përfundojë në këtë gjykatë. Ndërsa nervozizmi i Edi Ramës për atë që ai thotë se “Në Hagë po gjykohet UÇK”, lidhet pikërisht me premtimin që ai i kishte dhënë Thaçit, se “Nëse ti merr përsipër ndarjen e Kosovës, unë (Rama) dhe Vuçiç do ta zhbëjmë Gjykatën Speciale e ty Hashim nuk ka se kush të të hetojë dhe gjykojë më”!
Por Merkel ua dhiu edhe planin serb të ndarjes së Kosovës, edhe planin për zhbërjen e Gjykatës! Tani nuk ka e nuk do të ketë më liderë të kapur si Hashim Thaçi për të bërë pazar me territoret e Kosovës”, shkroi ndër të tjera profesori, transmeton “Bota sot”.
Postimi i plotë
Richard Grennell na dha një informacion, të cilin e ka deklaruar Baton Haxhiu që në fillim të vitit 2019! Se Aleksandër Vuçiç dhe Hashim Thaçi u morën vesh askokohe që ta zhbëjnë Gjykatën Speciale të Kosovës në Hagë!
Në vitin 2018 kam shkruar dhe kam njoftuar publikun se ekzistonte kjo marrëveshje dhe se ajo ishte pjesë e projektit Rama-Vuçiç për ndarjen e Kosovës. Meqenëse Hashimi fillimisht nuk iu bind dyshes Tiranë-Beograd, ata premtuan mos-gjykimin e Thaçit në këtë gjykatë. Pra amnistimin e tij! Me kusht shkëmbimin e territoreve!
Nëse ju kujtohet protagonizmi dhe mburrja e ish-presidentit të Kosovës edhe në prezencë të Vuçiç për angazhimin e tij për shkëmbimin e territoreve, mund ta kuptoni lehtë se Hashim Thaçi ishte aq aktiv për shkak të interesit të tij, për ti shpëtuar Gjykatës Speciale.
Por fatkeqësisht për Thaçin e fatmirësisht për Kosovën, ky angazhim për ndarjen e vendit u bë shkak që Thaçi të përfundojë në këtë gjykatë. Ndërsa nervozizmi i Edi Ramës për atë që ai thotë se “Në Hagë po gjykohet UÇK”, lidhet pikërisht me premtimin që ai i kishte dhënë Thaçit, se “Nëse ti merr përsipër ndarjen e Kosovës, unë (Rama) dhe Vuçiç do ta zhbëjmë Gjykatën Speciale e ty Hashim nuk ka se kush të të hetojë dhe gjykojë më”!
Por Merkel ua dhiu edhe planin serb të ndarjes së Kosovës, edhe planin për zhbërjen e Gjykatës! Tani nuk ka e nuk do të ketë më liderë të kapur si Hashim Thaçi për të bërë pazar me territoret e Kosovës!