Policia arrestoi një 29-vjeçar, i cili tentoi të digjet një lokal në Tiranë, por nga flakët u dogjën vetëm panelet diellore.
Në kërkim është shpallur porositësi, i cili kishte paguar 29-vjeçarin me 20,000 lekë të rinj, për të kryer krimin.
Dyshohet se porositësi është Reidi Balla.
Balla është një emër i njohur për policinë për shkak se në vitin 2021, atij i është bërë atentat te lulishtja në rreth rrotullimin e Komunës së Parisit.
Në deklarimin e dhënë në polici, i riu u shpreh se nuk kishte dijeni se kush e kishte qëlluar me armë zjarr.
“Po shkoja në shtëpi. Parkova makinën dhe po merresha me celularin kur dikush u afrua dhe me qëlloi. Nuk e pashë se kush ishte sepse mbulova kokën me duar. Nuk e di kush më ka qëlluar”, u shpreh aso kohe, ai.