Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Durmishi i reagon Hotit: E vërtetë është ajo që shihet në atë video, prokuroria ka filluar me veprime

 
   

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi i ka reaguar deputetit të LDK-së, Avdullah Hotit, që pak orë më parë publikoi një video të rruges Pejë-Rugovë, ku dukej në gjendje jo të mirë.

Durmishi ka thënë se kanë nënshkruar kontratë për sanimin e kësaj rruge.

Më tej, ai ka thënë se kanë fillura procedura hetimore ndaj punimeve që janë bërë në këtë rrugë.

“Menjëherë sapo e kemi pranu këtë raport të komisionit ne kemi fillu procedurë disciplinore ndaj menagjerit të kësaj kontrate dhe lënden e kemi dërguar në prokurori sepse jemi të bindur që në këtë rast ka elemente të veprës penale.” – ka thënë ndër të tjera Drumishi.

Reagimi i plotë:

Avdullah Hoti e paska postuar një video të gjendjes në rrugën Pejë – Rugovë.

E vërtetë është ajo që shihet në atë video.

Ne kemi nënshkruar një kontratë për sanimin e asaj rruge me qëllimin që ta rregullojmë rrugën shumë të dëmtuar.

Kemi pasur shumë ankesa nga qytetarët se nuk po punohet si duhet dhe ne kemi formuar një komision profesional që ta konstatoj gjendjen. Të gjeturat e këtij komisioni janë se jo vetëm cilësia e punimeve që është jashtë çdo standardi por se janë bërë pagesa edhe për pozicione që nuk janë punuar fare.

Menjëherë sapo e kemi pranu këtë raport të komisionit ne kemi fillu procedurë disciplinore ndaj menagjerit të kësaj kontrate dhe lënden e kemi dërguar në prokurori sepse jemi të bindur që në këtë rast ka elemente të veprës penale.

Kemi informata që prokuroria ka filluar menjëherë që të marrë veprime dhe ne po presim rezultatet e hetimit të tyre.