Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu bashkë me ish-eprorin e UÇK-së, Nuredin Lushtaku, kanë bërë të ditur se ishin në një vizitë në Hagë te krerët dhe bashkëluftëtarë e UÇK-së.
Haxhiu ka shtuar se ka takuar Hashimin, Kadriun, Jakupin, Hysniun, Nasimin dhe Calin.
Ndërsa ka bërë të ditur se ishin vizitorët e fundit të Hysni Gucatit, pasi sipas tij “miqtë, bashkëluftëtarët dhe dashamirët e tjerë do t’i takon së shpejti në shtëpinë e tij në Kosovë”.
Postimi i plotë:
Bashkë me gjeneralin Nuredin Lushtaku ishim në vizitë dyditore në Hagë te krerët dhe bashkëluftëtarë e UÇK-së. Çdo takim me krerët e UÇK-së është emocionues, domethënës e shpresëdhënës se drejtësia do të triumfoj dhe çlirimtarët do të kthehen fitimtarë në Kosovë.
Bashkë me Nurën takuam Hashimin, Kadriun, Jakupin, Hysniun, Nasimin dhe Calin.
Ishim vizitorët e fundit te Hysit në Hagë, miqtë, bashkëluftëtarët dhe dashamirët e tjerë do t’i takon se shpejti në shtëpinë e tij në Kosovë.