Këngëtari i njohur Klajdi Haruni është bërë baba për herë të parë, me një vajzë.
Ka qenë vetë këngëtari ai i cili ka dhënë lajmin e ëmbël, duke ndarë një foto familjare në Instagram, me duart e së bijës, të cilën e ka pagëzuar me emrin Hea.“Bekim jete”, shkruan ai, krahas fotos.
Kujtojmë se nuk ka shumë kohë që kur Klajdi na prezantoi me partneren e tij, e cila quhet Orgesa.