Rreth tre dekada më parë, Presidenti historik i Kosovës, Ibrahim Rugova kur ishte pyetur rreth arrestimit të Fatos Nanos në Shqipëri, ai ishte përgjigjur se, Nano i cili akuzohet për disa manipulime derisa ka qenë Kryeministër dhe le të përgjigjet ndaj organeve të drejtësisë në vendin e vet në Shqipëri.
Këtë intervistë të shkurtër të Presidentit Rugova e ka rikthyer njeriu më i afërt i tij, Adnan Merovci përmes një postimi në Facebook.
Postimi i plotë:
FAKTE:
Ja si përgjigjet para 3 dekadave Dijetari RUGOVA (06 gusht 1993) në një pyetje të gazetarit të mirënjohur Llukman HALILI!
“Si i shpjegoni mitingjet në Shqipëri të Partisë Socialiste me rastin e burgosjes së Fatos NANOS?”
Dijetari RUGOVA: “Sa i përket mitingjeve të Partisë Socialiste në Shqipëri ne nuk duam dhe kërkojmë nga kjo parti që mos ta politizojë rastin e Kryetarit të vet Fatos NANOS i cili akuzohet për disa manipulime derisa ka qenë Kryeministër dhe le të përgjigjet ndaj organeve të drejtësisë në vendin e vet në Shqipëri sepse kjo është mënyra demokratike e shtetit që zyrtarët dhe udhëheqësit e partive të ndryshme nëse bëjnë manipulime dhe malverzime duhet të përgjigjen. Dëshirojmë që kjo parti të reformohet në brendinë e saj dhe të jetë me të vërtetë opozitë e mirë sepse kjo i duhet edhe Shqipërisë dhe shqiptarëve në përgjithësi edhepse ajo këtë vit në shumë raste ka qenë konstruktive dhe dëshirojmë që të renovohet dhe të jetë socialiste e vërtetë përndryshe prap përsërisim që nuk duhet të politizohen rastet të cilat mund t’i ndodhin edhe partive tjera në Shqipëri!”