Dy persona janë vetaksidentuar teksa punonin me traktor, ku si pasojë të dy kanë humbur jetën.
Bëhet e ditur se vdekjen e dy personave e ka konstatuar ekipi mjekësor.
“Është raportuar se dy viktima meshkuj kosovarë derisa kanë qenë duke punuar me traktor dyshohet se kanë humbur kontrollin dhe kanë shkaktuar vet-aksident dhe si pasojë kanë pësuar lëndime me ç’rast njëri nga ta ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa viktima tjetër në emergjencën e Gjilanit”.
“Lidhur me rastin vdekjen e viktimave e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit trupat e pajetë të viktimave u janë lejuar familjarëve për ceremoni mortore”, thuhet në raport.