Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Ku ndodhet Radojçiç? Eksperti tregon lëvizjet e ish-nënkryetarit të Listës Srpska

Eksperti Bedri Elezi ka folur në lidhje me sulmin në Veri të Kosovës dhe për Milan Radioçiç i cili tashmë është i lirë pasi njëherë u arrestuar pasi u akuzua si organizator i sulmit gjë të cilën e pranoi dhe vetë.

Ai tha se dyshohet se Radioçiç së bashku me grupin e tij ndodhet në vendin ku organizuan sulmin në Veri, por që telefonët i kanë lënë në Beograd në mënyrë që sinjali për vendodhjen e tyre të mos dalë i saktë.

“Fakti që tani edhe Radioçiç dhe bashkëpunëtorët e ngushtë dyshohet se mund të jenë në bazat ku bën organizimet . ne kemi tentuar që përmes një kanali serioz të miqve ndërkombëtarë të sigurojmë informacione nëse sinjali i telefonave të tyre,  është në funksion. Por sipas informacioneve ato nuk kanë më numra telefoni. Të njëjtat  numra janë vendosur në një vend të caktuar në Beograd dhe kjo bëhet me qëllim për të çakorduar hulumtimet.

Radioçiç ishte bërë bashkëpunëtor i Shërbimit Sekret dhe krejt kjo ishte një lidhje serioze e tij me ish-drejtorin e shërbimit sekret që kishte një marrëdhënie të jashtzakonshme dhe kishte arritur të vendoste një marrëdhënie të plotë fuqishme të Radioçiç edhe me strukturat e sigurisë së Inteligjencës Ruse ku dhe Vuçiç tanimë ishte bërë person tepër i rëndësishëm”-tha ai.