Prej kohësh në rrjet kanë qarkulluar lajme se moderatorja e njohur Kiara Tito dhe Luiz Ejlli së shpejti do të bëhen prindër.
Në fotot e postuara dukej qartë barku i rrumbullakosur i ish-banores së “BBV”.
Ndonëse çifti akoma nuk e kanë konfirmuar lajmin, së fundmi Kiara ka nxitur akoma më shumë dyshimet se zërat që ajo është në pritje të ëmbël janë të vërteta.
“Përpara se të nis programin nëse jeni duke na ndjekur me ndonjë pjatë të shijshme përpara mos na bëni tag në Instagram se na vjen nepsi ne këtu.”- tha Kiara gjatë programit “DWTS Fan Club”.Kujtojmë se, Kiara Tito është rikthyer në ekran, ku këtë herë i është besuar moderimin i “Fun Club” të “Dancing with the Stars”. Por natyrisht, më shumë sesa vetë për programin, interesin më të madh e ka historia e saj me Luizin.
Prej kohësh, përflitet në rrjet për një shtatzëni të mundshme të moderatores. Deri më tani, moderatorja ka zgjedhur të heshtë rreth këtij lajmi, duke e përgënjeshtruar në mënyrë indirekte.
Megjithatë, burime pranë tyre bëhet me dije se ky lajm nuk është i vërtet dhe se dyshja është e fokusuar te karriera, duke zgjedhur t’i shtyjë disi planet për një fëmijë. Edhe pse pak muaj më parë, kur çifti ndodhej me pushime në Turqi me anë të një videoje “live” në “Instagram” sqaruan për publikun thashethemet për një shtatzëni të mundshme të Kiarës, pamjet e fundi tregojnë të kundërtën duke ngjallur aludime përsëri. “Këtu nuk kemi test shtatzënie, por nuk ka shfaqur shenja, kështu të vjella e gjëra, Kiara nuk është shtatzënë”, u shpreh Luizi në video “live”.
Gjatë qëndrimit të tij në shtëpinë e “Big Brother”, Luiz Ejlli është shprehur se dëshiron të ketë sa më shumë fëmijë me Kiarën. Ai madje ma shaka ka thënë që gjatë muajit të mjaltit dëshironte që të ikin dy dhe të kthehen tre(duke shpresuar për një shtatzëni të Kiarës). Por, fokusi i Kiarës tashmë është vetëm ekrani dhe emisioni i ri që ka nisur. Puntata e parë e emisionit “DWTS Fun Club” ka qenë kryefjala e së dielës. Ndër të tjerë, në studio ishte e ftuar edhe astrologia Meri Shehu, për të folur pak më tepër lidhur me çifte garuese, favorizimet astrologjike për ta dhe kombinimin me njëritjetrin. Mirëpo, nëse kthehemi pak pas në kohë, në një intervistë për “Wake Up”, Meri Shehu ka thënë për martesën e Luizit dhe Kiarës se ishte “fake” (false) astrologjikisht, për shkak të Mërkurit të kundërt. E mesa duket, Kiarës nuk i ka shpëtuar ky detaj e as rrjetit.
“Mendon se mund të godasim në shenjë, njëlloj si kemi bërë në ‘Big Brother këtë vit’”, tha Kiara drejtuar astrologes, duke i “plasur” kështu në fytyrë, plot delikatesë parashikimin e saj të dikurshëm. Nga ana tjetër, ka qenë edhe Zhaklina, me të cilën Kiara ka pasur një marrëdhënie shumë të tensionuar gjatë “Big Brother”, por këtë herë në skenë të dyja u shfaqën tërësisht të relaksuara, duke lënë pas gjithçka që kishte ndodhur.